Prishtina arriti fitore në minutat e fundit përballë Feronikelit.
Kryeqytetasit dolën me pikë të plota nga “Rexhep Rexhepi” falë një penaltie të konvertuar në gol nga Endrit Krasniqi në minutën e 85-të.
Trajneri, Zekirija Ramadani pati disa fjalë për faqen zyrtare të klubit pas ndeshjes.
“Ishte derbi, si para dhe gjatë ndeshjes. Dy ekipet dhanë maksimumin. I uroj futbollistët për fitoren e cila gjithsesi ishte shumë e mundimshme, mirëpo tre pikë shumë të rëndësishme për rritjen e vetëbesimit në ekip dhe për ta vërtetuar që ato dy javë që i patëm pauzë, kemi punuar dhe kemi përmirësuar shumëgjë. Secili nga futbollistët sot dha maksimumin dhe tani me këmbë në tokë të marrim ndeshjen e radhës në fundjavë (Gjilanin)” – tha Ramadani për faqen zyrtare të klubit, përcjellë Gazeta Olle.
Prishtina aktualisht ndodhet në pozitën e dytë në tabelë, teksa ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.