No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Festë shqiptare në Maqedoni, katër ekipe kalojnë në çerekfinale të kupës

Festë shqiptare në Maqedoni, katër ekipe kalojnë në çerekfinale të kupës

Kanë përfunduar ndeshjet e fazës së 1/8 në Kupën e Maqedonisë së Veriut. Shkëndija u kualifikua pas një fitore minimale 1-0 në shtëpi ndaj Gostivarit, ekipit shqiptar që garon në divizionin e dytë.

Kapiteni Ennur Totre ktheu në gol një penallti në minutën e 12-të dhe kuqezinjtë e Ernest Gjokës e menaxhuan këtë avantazh deri në fund. Kualifikim më të lehtë arriti Shkupi.

Bardhekaltrit triumfuan me një “manita” të pastër përballë Kit Go Pehchevo, falë golave të Bianor, Bilallit, Glisic, Ademit dhe Goudiaby, me katër prej golave që u realizuan në fraksionin e parë të ndeshjes.

E fortë dhe emocionuese përballja me Strugës dhe Rabotnickit. 120 minutat nuk dhuruan asnjë gol dhe gjithçka u vendos nga penalltitë. Ekipi shqiptar u tregua më i saktë, edhe pse e nisi keq duke humbur dy penalltitë e parë.

Mesfushori i Strugës, Nijaz Lena dhuroi spektakël me “panenkën” e tij të bukur, veprim dhe gol që ktheu gjithçka në favor të skuadrës së tij në aspektin psikologjik. Në fund 4-3 dhe Struga në çerekfinale.

Penalltitë i buzëqeshën edhe Renovës, ekipit tjetër shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Tetovarët e mbyllën 2-2 takimin ndaj Pelister dhe triumfuan pas goditjeve nga pike e bardhë, duke kompletuar pasditen pozitive të ekipeve shqiptare. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments