No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Daku gjunjëzon edhe kampionët, Prishtina me "gjah të plotë" në Drenas

Daku gjunjëzon edhe kampionët, Prishtina me “gjah të plotë” në Drenas

Mirlind Daku po vazhdon me superformë në këtë edicion, ashtu sikurse edhe skuadra e tij Ballkani. Sulmuesi shtatlartë, të mërkurën, ka shënuar edhe dy gola tjerë për t’ia siguruar fitoren portokallezinjve kundër skuadrës kampione në fuqi, Dritës, me rezultat 2:0. Kësisoj, Daku e çoi shifrën e tij në 14 gola në këtë edicion. Drita mbeti me një lojtar më pak herët në ndeshje, kur  Ilir Blakqori u përjashtua me karton të kuq në minutën e 23-të, për shkak se shkaktoi ndërhyrje të palejuar si lojtar i fundit. Menjëherë pas tij u përjashtua edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, pasi e mori kartonin e dytë të verdhë për shkak të protestave. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi dhe e pesta në shtatë ndeshje për skuadrën e Munishit, e cila vijon të mbetet e pamposhtur.

Drita, ndërkohë, e pësoi humbjen e parë këtë sezon, e cila i vjen menjëherë pas barazimit me Gjilanin në fundjavë.

Prishtina e mundi 2:1 Gjilanin në udhëtim, duke e regjistruar fitoren e tretë këtë sezon, por e mjaftueshme për ta ngritur në pozitën e dytë.

Gentian Muça dhe Endrit Krasniqi i shënuan golat e triumfit për Prishtinës, duke e bërë të pamjaftueshëm golin e Mendurim Hotit për Feronikelin në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas.

Nikli vazhdon të jetë në krizë rezultatesh dhe shkon në një seri prej pesë ndeshjeve pa fitore.

Ndërkohë, në takimin e fundit Gjilani dhe Trepça’89 luajtën baras, 0:0.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments