Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, vazhdon të jetë i infektuar me Covid-19. Portugezi është ende në izolim të plotë dhe ai ka vendosur që të qëndrojë në shtëpinë e tij në Torino.
Përpos gripit, sulmuesi i bardhezinjve nuk e ka stopuar për asnjë ditë stërvitjen individuale. 35-vjeçari poston shpesh foto në “Instagram” gjatë momenteve kur ai ushtrohet dhe padyshim duke në një formë të jashtëzakonshme fizike.

Në foton e fundit, Ronaldo ka ndarë me tifozët dhe modelin e ri të flokëve. CR7 ka vendosur të qethet qeros, pra model karantine. Në muajin mars kur bota ndaloi nga koronavirusi, ishte Georgina ajo që e qethi bashkëshortin e saj, moment të cilin çifti e postoi dhe në rrjetet sociale.