U mendua se Bayern Munchen do ta kishte të vështirë përballë Atletico Madrid, por djemtë e Hans-Dieter Flick po “fluturojnë” në fushë dhe siguruan një 4-0 të pastër përballë një prej kundërshtarëve më të vështirë me të cilët mund të përballesh.
Golat dhe rastet e BAYERN MUNCHEN-ATLETICO MADRID
Dominim i kampionëve në fuqi të këtij kompeticioni, të cilët iu falën dygolëshit të Kingsley Coman dhe rrjetave të mesfushorëve Goretzka e Tolisso për të “shkatërruar” djemtë e Diego Simeones, dhe për ta nisur me tre pikë sezonin e ri evropian.https://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1319020972603772933&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvideo-fitore-kampionesh-per-bayernin-festojne-city-e-liverpool-lukaku-shpeton-interin%2F&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=550px
Triumf minimal për Liverpool në Amsterdam. Skuadra e Jurgen Klopp fitoi 0-1 ndaj Ajax, duke iu falur autogolit të argjentinasit Tagliafico në minutën e 35-të. Në këtë moment kanë rëndësi pikët dhe kampionët e Anglisë ia dolën ta nisin me fitore në një fushë aspak të lehtë.
Goli dhe rastet e AJAX-LIVERPOOL
Barazim spektakolar në “San Siro” mes Interit dhe M’Gladbach. Të katër golat u realizuan në pjesën e dytë. Dygolësh i Romelu Lukakut, teksa algjeriani Bensebaini dhe Jonas Hofmann ishin autorët e golave të skuadrës gjermane.
Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja me “poker” e Atalantës në Danimarkë kundër debutuesve të Midtjylland, aty ku shënuan të gjithë sulmuesit: Zapata, Gomez, Muriel dhe Miranchuk, teksa Berat Gjimshiti luajti gjatë gjithë ndeshjes.
Golat dhe rastet e MANCHESTER CITY-PORTO
Fitore edhe për Manchester Cityn e Pep Guardiolës, që përmbysi Porton në shtëpi dhe triumfoi 3-1 falë rrjetave të Sergio Agueros, Ilkay Gundogan dhe Ferran Torres. Sfida tjetër midis Olympiacos dhe Marseille përfundoi 1-0.