No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Samuel Eto'o kritikon "France Football"

Samuel Eto’o kritikon “France Football”

Samuel Eto’o shpërtheu me kritika ndaj organizatorëve të “Topit të Artë”, duke i akuzuar për mungesë respekti, pasi e renditën mes pretendentëve për një vend në krahun e djathtë të sulmit në formacionin më të mirë të të gjitha kohërave.

Sulmuesi legjendar kamerunas u tërhoq nga futbolli vitin e kaluar, pas një karriere të magjishme, ndaj “France Football” e ka konideruar një kandidat potencial për të një vend në “11-shin e më të mëdhenjve”.

39-vjeçari është zemëruar për faktin që konkurron me emra të cilët nuk janë aktivizuar në pozicionin e tij:

“Faleminderit, por unë kam luajtur vetë 1.2 sezone në të djathtë (megjithatë kam 25 vjet karrierë si qendërsulmues). Kjo është mungesë respekti, France Football!”

Eto’o u listua krah emrave të tillë si: David Beckham, George Best, Luis Figo, Garrincha, Jairzinho, Kevin Keegan, Lionel Messi dhe Arjen Robben.

Lojtarët e nominuar për rolin e qendërsulmuesit (ku pretendon të ishte Eto’o,) nga organizatorët e “Topit të Artë” ishin: Dennis Bergkamp, ​​Johann Cruyff, Kenny Dalglish, Eusebio, Sandor Kocsis, Gerd Muller, Romario, Ronaldo, Marco Van Basten dhe George Weah.

Eto’o spikati fillimisht te Mallorca, përpara se nënshkruante me Barcelonën, që ia rrëmbeu Real Madridit. Ai shënoi 130 gola për “blaugranat” në një periudhë kur koniderohej ndër sulmuesit më të mirë në Europë. Më pas, kaloi tri sezone tek Interi, ku shënoi mesatarisht një gol në dy ndeshje,  para se të nënshkruante një kontratë “faraonike” me Anzhi Makhachkalan.

Ai vlerësohet si një nga sulmuesit më të mëdhenj afrikanë në histori dhe mbetet shënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Dortmund zgjedh ish-yllin e Milan si zëvendësues të Haaland

Erling Haaland është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Nëse norvegjezi do të largohet nga Dortmund në merkaton e verës, verdhezinjtë duket...

Llapi arrin në finale të Kupës, një hap larg ëndrrës evropiane

Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, barazoi 2:2 të mërkurën në Podujevë kundër Prishtinës,...

Andrea Agnelli i urryer i madh, pritet revolucion tek Juventusi

Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Agnelli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të...

Recent Comments