No menu items!
Ballina KRYESORE S’e mposht dot sëmundjen e keqe, shuhet legjenda e atletikës shqiptare

S’e mposht dot sëmundjen e keqe, shuhet legjenda e atletikës shqiptare

Vildan Tufi është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Ish-atleti i njohur shqiptar, më pas edhe trajner atletike, u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta 2 qershorin e këtij viti.

Tufi, i cili si trajner është fitues i 80 medaljeve në aktivitetet kombëtare, vuante nga një sëmundje e rëndë kohët e fundit dhe nuk ia ka dalë të fitojë betejën me të, e cila e ka mposhtur ditën e sotme.

“Në shenjë vlerësimi për rezultatet e larta dhe kontributin shumëvjeçar si atlet e trajner kampion në sportin e atletikës, veçanërisht në garat e kërcimit së gjati, trehapësh, garat e shpejtësisë dhe 10-garësh.

Vildan Tufi

Pasioni dhe profesionalizmi i tij do të mbeten një shembull i çmuar në përgatitjen dinjitoze të atletëve elitarë dhe frymëzim për kampionët e ardhshëm të atletikës tonë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar“, komentonte presidenti për kampionin shkodran.

Nga duart e tij kanë dalë shumë kampionë dhe rekordmenë, ku bien në sy emrat Vera Bregu, rekordmene në kërcim së larti dhe trehapësh, si dhe pjesëmarrëse në Lojërat Olimpikë Atlanta 1996.

Më pas ka stërvitur Arbana Xhanin, kampione për 20 vite në garat e 100, 200 metrave dhe atë të stafetës, por edhe disa medaljeve të arta në kompeticionet ndërkombëtare.

Kampioni i tretë është Izmir Smajlaj, atleti i njohur shqiptar në kërcim së gjati dhe në trehapësh. Smajlja ia doli të triumfonte në Kampionatin Europian të Atletikës në salla të mbyllura në 2017, duke ia dalë të shpallet kampion dhe të ngrejë flamurin kuqezi në Beograd.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments