No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Mezani: E dominuam Dritën në pjesën e dytë

Mezani: E dominuam Dritën në pjesën e dytë

Gjilani ka barazuar për të tretën herë këtë edicion dhe si për ironi të fatit me rezultatin e njejtë 0-0.

Skuadra e Gentjan Mezanit kishte për kundërshtarë rivalin e përbetuar, Drita, në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Tekniku i “kuqebardhëve” theksoi pas ndeshjes se ka mbetur i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në këtë takim.

“E nisëm ndeshje mirë, por më pas filluam të lëshonim terren, me ç’rast edhe skuadra e Dritës na vuri në vështirësi për disa momente. Në pjesën e dytë u shfaqëm krejtësisht ndryshe, me ç’rast dominuam kundërshtarin në fushën e lojës. Tentuam të mbanim topin sa më gjatë në posedim dhe të krijonim mundësi, por gjithsesi mbetem i kënaqur me reagimin e skuadrës në pjesën e dytë dhe kjo ka rëndësi”, deklaroi Mezani për “Art Sport”.

Më pas tekniku i “kuqebardhëve” foli edhe për ndërprerjet e shumta gjatë kësaj ndeshje.

“Në derbi natyrisht se ka shumë duele, pasi që dy skuadrat luajnë për të fituar. Ne ishim të përgatitur edhe për duele, pasi që kemi futbollistë me eksperiencën e derbit dhe dijnë mënyrën se di duhet qasur kësaj ndeshje”, përfundoi Mezani.

Gjilani ndodhet në kuotën e nëntë pikëve dhe vazhdon të qëndrojë në pjesën e epërme të klasifikimit, ndërkohë në kuadër të xhiros së shtatë do të përballet me Trepçën ’89 në shtëpi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments