No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Drita-Gjilani, pa shkëlqimin e tifozëve por me rivalitet të skajshëm për sukses...

Drita-Gjilani, pa shkëlqimin e tifozëve por me rivalitet të skajshëm për sukses në derbi

Dy ndeshjet që zhvillohen sot në Gjilan e Mitrovicë do të mbyllin xhiron e gjashtë të Superligës, ku vëmendja do të jetë në derbin lokal mes Dritës dhe Gjilanit.

Në fakt, do të jetë një derbi i çuditshëm për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, por gjithsesi në momentin kur bardhekaltërit dhe bardhekuqët zbresin në fushën e lojës atëherë rrethanat s’do të vlejnë më.

Drita futet në derbi pas tri fitoreve në tri ndeshjet e para, ku ka grumbulluar 9 pikë, një më shumë se Gjilani që ka luajtur dy ndeshje më tepër.

Në këtë pikë, forma aktuale favorizon kampionin e Kosovës, por edhe skuadra e Gentjan Mezanit do japë maksimumin për të marrë pikët e plota, që është rruga e vetme për të dalë mbi rivalin lokal në renditje.

Ndeshja tjetër e ditës luhet ndërmjet dy prej tre kampionëve të fundit të Kosovës, Trepçës ’89 dhe Feronikelit.

Mitrovicasit vijnë pas humbjes së papritur në Pejë ndaj Besës, ndërsa në shtabin teknik të ekipit nga Drenasi debuton Klodian Duro, andaj mbetet për t’u parë reagimi i “industrialistëve” nën drejtimin e teknikut nga Shqipëria.

Derbin lokal mes Dritës dhe Gjilanit e gjykon Mervan Bejtullahu, derisa takimin në “Riza Lushta” e gjykon Besfort Kasumi.

Ndeshja në Gjilan fillon prej 13:30, ndërsa ajo në Mitrovicë 30 minuta më vonë, prej 14:00.

SUPERLIGA – SOT

13:30 Drita – Gjilani
Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Fatlum Jashari, Hekuran Osmani, Shpëtim Murtezi.

14:00 Trepça ’89 – Feronikeli
Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Alban Shala.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments