No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Drita e mbizotëron derbin, por merr vetëm një pikë

Drita e mbizotëron derbin, por merr vetëm një pikë

Derbi më i madh i futbollit kosovar në vitet e fundit, Drita dhe Gjilani, i cili u zhvillua sot në kuadër të javës së 6-të në Superligë, ka përfunduar pa fitues, derisa kanë munguar edhe gola. Për dallim nga vitet e kaluara kur kjo ndeshje dhuronte spektakël në tribuna, kësaj radhe ajo u zhvillua pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë. Kampionia në fuqi Drita e dominoi lojën, por nuk gjeti mënyrë sesi ta mposhtë portierin Koliçi. “Intelektualët” ishin më kërkues që prej fillimit të ndeshjes dhe e mbizotëruan pjesën e parë, por dështuan të shënonin pavarësisht rasteve. Goditja e Kastriot Rexhës nga vija e 16-metershit u bllokua nga mbrojtësit e Gjilanit pas rreth një çereku lojë. Pas gjysmë ore lojë, Xhevdet Shabani e pati mundësinë më të mirë në pjesën e parë nga gjuajtja e lirë. Megjithatë, goditja e papërshtatshme e tij u prit nga portieri Koliçi. Vetëm katër minuta më vonë, Koliçi ia mohoi golin edhe një herë vendasve, kur e priti goditjen e Ilir Blakçorit. Pjesa e parë u mbyll me Gjilanin që nuk rrezikoi fare dhe i lumtur që nuk pësoi. Pesë minuta para fundit të ndeshjes, Festim Alidema ka mundur t’ia fitonte derbin Dritës sikur goditja e tij të ishte më e fuqishme. Gjuajtja e tij e plogësht u largua nga Fustar derisa po shkonte drejt portës. Vizitorët u munduan ta befasonin Dritën përmes kundërsulmeve, por nuk qenë të suksesshëm. Drita ngel në pozitën e dytë me 10 pikë, gjashtë më pak se lideri Ballkani dhe një më shumë se Gjilani që renditet i treti më një pikë më pak, por me dy ndeshje më pak të zhvilluar se të tjerët. Drita e viziton Suharekën për t’u përballur me Ballkanin në xhiron e ardhshme në mesjavë, ndërsa GJilani e pret Trepçën ’89 në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments