No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Daku:Jam i gatshëm nëse ftohem nga Challandes

Daku:Jam i gatshëm nëse ftohem nga Challandes

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku ka ‘shpërthyer’ në fillim të këtij edicioni në Superligën e Kosovës.

Në gjashtë ndeshjet e deritashme ai ka shënuar 12 gola, duke e kryesuar me plotë meritë renditjen e golashënuesve në elitën e futbollit kosovar. Për formën e tij të mirë sulmuesi shtatlartë ka folur në emisionin “Arena Sportive” në RTK 1. Ai ka thënë puna e madhe që e ka bërë gjatë fazës përgatitore është duke iu shpërblyer tani me formë të mirë. ”Jam duke u ndje shumë mirë, pa lëndime dhe në formë. Punoj non-stop për të nxjerrë më të mirën time. Ky nuk është fundi i kësaj ecurie të mirë, do të vazhdoj të punoj maksimalisht, por shpresoj të jem mirë me shëndet. Te klubi i Ballkanit e kam gjet një ngrohtësi të madhe dhe po ua shpaguaj atë besimin që e kanë ndaj meje. Tani shpresoj se do ta thyej rekordin tim personal me 22 gola në edicion që kisha te Llapi, por edhe ta thyej rekordin e 27 golave për një edicion”, ka theksuar Daku.

Ai tutje ka folur edhe për mundësinë që të marrë ftesë nga përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes, pasi formë të mirë ka treguar edhe në ndeshjet e Kombëtares U21. “Unë jam i gatshëm në çdo moment me dhanë më të mirën time për fanellën e Kosovës dhe vetëm shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të më bëhet ftesa për Kombëtaren A. Po ashtu, shpresoj se edhe Vedat Muriqi t’i kthehet formës së tij sa më shpejtë sepse i ka munguar shumë kombëtares në këto ndeshjet e fundit. Nëse duan që të më marrin në Kombëtaren A, unë jam shumë i motivuar për të dhënë maksimumin tim”, ka thënë Daku.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Dortmund zgjedh ish-yllin e Milan si zëvendësues të Haaland

Erling Haaland është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Nëse norvegjezi do të largohet nga Dortmund në merkaton e verës, verdhezinjtë duket...

Llapi arrin në finale të Kupës, një hap larg ëndrrës evropiane

Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, barazoi 2:2 të mërkurën në Podujevë kundër Prishtinës,...

Andrea Agnelli i urryer i madh, pritet revolucion tek Juventusi

Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Agnelli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të...

Recent Comments