Pavarësisht barazimit me Gjilanin, kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, mbeti i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në këtë përballje.
“Nuk më mërzit aspak fakti që nuk fituam, pasi që luajtëm mirë. Kemi krijuar shumë raste, dominuam gjithë ndeshjen, sikurse në pjesën e parë, po ashtu edhe në pjesën e dytë. Kur ekipi luan mirë, rezultati do të vij patjetër“, deklaroi Nuhiu për “Art Sport”.
“Përballë vetës kishim një kundërshtar mjaft të fortë, mirëpo e thash edhe më parë që jam i kënaqur pasi që futbollistët i’u përgjigjën për mrekulli detyrave që u’a caktuam. Mundësitë nuk i shfrytëzuam për ta fituar ndeshjen, por mbetem i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët në këtë ndeshje”, përfundoi Nuhiu.
Drita tashmë ndodhet në pozitën e dytë të renditjes tabelare me 10 pikë të grumbulluara, derisa në mesjavë do të udhëtojë për t’u përballur me Ballkanin në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës.