No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Robinho: Ndihem keq që s’do ndihmoj Santos, gati të provoj pafajësinë time

Robinho: Ndihem keq që s’do ndihmoj Santos, gati të provoj pafajësinë time

Santos lajmëroi ndërprerjen e kontratës me Robinhon, sulmuesin i cili ishte gati të vishte për herë të katërt fanellën bardhezi. Palët arritën një akord një javë më parë, teksa sulmuesi do të përfitonte një rrogë prej 230 eurosh në muaj.

Afrimi i lojtarit të njohur ndikoi që të largohej sponsori kryesor i klubit brazilian. “Ne kemi respekt të madh për klubin e Santosit dhe historinë që ka, por klientët tanë përbëhen kryesisht nga gratë dhe në respekt të tyre ne morëm këtë vendim.

Madje, ne nuk ka kishte informuar askush për transferimin e Robinhos“, deklaroi drejtori i “Orthopride”, kompania me qendër në Sao Paulo, që tregton produkte estetike dhe dentare. Vendimi erdhi për shkak se Robinho më parë është dënuar me 9 vite burg nga gjykata italiane, pasi akuzohet për përdhunim.

Klubi latin nuk humbi kohë dhe ndërpreu bashkëpunimin me sulmuesin. “E morëm këtë vendim në mënyrë që lojtari të përqendrohet në mbrojtjen e tij në procesin që zhvillohet në Itali“, lexohet në komunikatën zyrtare të Santos, teksa ka ardhur edhe reagimi i Robinhos.

“Objektivi im ishte të ndihmoja Santosin. Më shqetëson fakti që nuk mund ta bëj dot, por është më mirë që në këto momente të përqendrohem te çështjet e mia personale. Do të provoj pafajësinë time për tifozët e Santos dhe ata që më pëlqejnë mua“, deklaron 36-vjeçari.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments