Drenica mori fitore befasuese në stadiumin “Zahir Pajaziti”, duke e mposhtur Llapin, 1:0. Trajneri i kuqezinjve të Skenderajt, Fadil Rama pas këtij suksesi ka thënë se vendosja e mirë taktike ua solli tri pikë nga ky takim. “Ditët e pauzës kanë qenë ditë të mira për neve, sepse jemi përgatitur në vendosjen taktike. Ndërsa në këtë ndeshje lojtarët kanë dhënë gjithçka dhe kjo ishte e mirë për neve dhe doli që vendosja taktike na sjelli tek fitorja. Në javën e parafundit kemi pasur humbje të thellë dhe tani jemi rikthyer më fitore dhe mendoj që ne nuk duhet të bazohemi në renditje tabelare se ku gjendet ekipi por që duhet të luftojmë për rezultat në çdo ndeshje”, theksoi Rama.