No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Pioli tregon si e fitoi derbin

Pioli tregon si e fitoi derbin

Stefano Pioli foli pas fitores në derbi kundër Interit me rezultatin 2-1. Ai tregoi për mikrofonët e  Sky Sport se nuk pranoi të zëvendësonte Zlatan Ibrahimovicin dhe pse ky i fundit ia kërkoi.

Fitorja – “Unë tashmë thashë dje se rezultati i sotëm nuk do të ndryshojë asgjë. Ne jemi të kënaqur, mundëm një ekip të shkëlqyer, ishim të mirë në vuajtje, një fitore e rëndësishme për tifozët tanë fantastikë.

Ata na shoqëruan në stadium. Rruga jonë është akoma e gjatë, ka akoma shumë gjëra që mund të përmirësojmë”.

Ibrahimovic – “Ai ishte shumë i lodhur, gjithashtu më kërkoi ta hiqja nga fusha, por nuk e dëgjova atë. Kontributi i tij i karakterit është thelbësor, jemi në rrugën e duhur, po rritemi”.

Leao – “Isha i befasuar që askush nuk e priste Leaon në fushë, gjithmonë kemi luajtur me një krah në të djathtë që ka hap dhe një sulmues në të majtë. I besoja atij pas ndeshjes së fundit. Marim rreziqe, por do të rrezikonim më shumë nëse i linim Interit fushën… Mënyra jonë ishte përpjekja për të luajtur ndeshjen dhe jo për ta vuajtur atë. Mendojmë se kemi shumë situata të favorshme dhe përpiqemi t’i shfrytëzojmë ato”.

Titulli – “Më pëlqen të mendoj pozitivisht, por për mendimin tim ka 3/4 skuadra që kanë investuar më shumë se ne. Kemi investuar por në plan afatgjatë. Duhet të jemi ambiciozë. Kampionati do të jetë shumë i vështirë, ne jemi shtatë skuadra të nivelit të lartë, në fund katër do të jenë të lumtura, shpresojmë të jemi në mesin e atyre të katërtave.

Për të luftuar për Scudetto duhet të ngresh nivelin e cilësisë së lojtarëve, ne po e bëjmë por një vit i vetëm nuk mund të jetë i mjaftueshëm. Klubi ka bërë mirë, ka vendosur disa kampionë së bashku me disa të rinj të talentuar të ardhshëm”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

SKANDALI: Pamjet filmike i japin të drejt Ibrës, arbitri Maresca ka bërë gabim të turpshëm!

Zlatan Ibrahimovic u ndëshkua në ndeshjen ndaj Parmës me karton të kuq për protestat ndaj arbitrit Maresca që me sa duket ka gabuar. Pamjet...

Rrëfimi i Simeones: Kam qenë si një baba për këtë lojtar, e desha me patjetër tek Atletico!

Diego Simeone ka dhënë një intervistë për një nga mediat spanjolle së fundmi, ku ka zbuluar disa nga të fshehtat e tij. Trajneri i...

“Do ankohesh tek arbitri tani?!”, Modric acaron Piquen! (VIDEO)

Nervat te lojtarët e Barcelonës pas “El Clasicos” së humbur ndaj Realit u shfaqën qartë. Jo vetëm trajneri Koeman, por edhe lojtarët ishin të...

Reali triumfon në “El Classico”-n me rrebesh shiu, bëhet lider në La Liga

Real Madridi ka triumfuar në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, duke mposhtur Barcelonën me rezultat 2:1 në “Alfredo...

Recent Comments