No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Ibra thyen mallkimin, Milani fiton derbin pas 4 vitesh

Ibra thyen mallkimin, Milani fiton derbin pas 4 vitesh

Milani ka arritur të fitojë derbin ndaj Interit me rezultatin 1-2. Një ndeshje që dhuroi shumë emocione dhe pati shumë dramë në “San Siro”. Sfida ishte me dy fytyra, pasi në pjesën e parë kuqezinjtë ishin më mirë, ndërsa zikaltrit dominuan në pjesën e dytë.

Takimi u hap në minutën e 13′ nga Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez mori përsipër një penallti që u prit fillimisht nga Handanovic. Shtatlarti pati fat, pasi iu kthye sërish topi dhe e dërgoi në rrjetë për 0-1.https://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=true&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1317499724254093317&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fvideo-zlatan-thyen-mallkimin-milanin-fiton-derbin-ndaj-interit-pas-4-vitesh-ne-serie-a%2F&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=550px

Furia e “Djallit” nuk ndaloi, pasi shënoi dhe 3 minuta më vonë. Leao ndërmori një aksion fantastik nga krahu i majtë dhe futi një top përfekt për Ibran. Ky i fundit nuk gaboi dhe i dha avantazhin e dyfishtë ekipit të tij.https://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=true&embedId=twitter-widget-1&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1317501075876962314&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fvideo-zlatan-thyen-mallkimin-milanin-fiton-derbin-ndaj-interit-pas-4-vitesh-ne-serie-a%2F&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=550px

Interi reagoi në minutën e 28′ me anë të Lukakut. Aksion model me Kolarov dhe Persic që nxori belgu të vetëm me portën. Donnarumma gaboi në dalje dhe rezultati shkoi në 1-2.https://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=true&embedId=twitter-widget-2&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1317504387288367104&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fvideo-zlatan-thyen-mallkimin-milanin-fiton-derbin-ndaj-interit-pas-4-vitesh-ne-serie-a%2F&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=550px

Pjesa e dytë ishte më e luftuar. Interi u mundua të shënonte, por Milani u mbrojt mirë. Zikaltrit fituan dhe një penallti për një ndërhyrje të gabuar të Donnarummas, por VAR-i anuloi gjithçka. Një sfidë që do të mbahet mend gjatë, pasi Milani thyen mallkimin 4 vjeçar pa fitore në derbi sa i përket kampionatit. Ndeshja e fundit e fituar nga “Djalli” ndaj Interit në kampionat daton më 31 janar të 2016 me rezultatin 3-0. Milani e ka nisur sezonin në mënyrë perfekte, pasi ka 4 fitore në 4 ndeshjet e para.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments