Milot Rashica dështoi të largohej nga Werder Bremeni drejt Bayer Leverkuseni në çastet e fundit të afatit kalimtar veror.
Për disa detaje të vogla që nuk u finalizuan, ylli i Kosovës nuk arriti ta finalizonte largimin nga Werder Bremeni.
“Ajo që ndodhi kaq afër vijës së finishit javën e kaluar duhet të ndodhë brenda disa javësh. Në janar, ky është plani i qartë, ndryshimi do të ndodhë”, u shpreh për “Bild” menaxheri i Leverkusenit, Rudi Voller.
Kontrata pesëvjeçare me “Aspirinat” deri në vitin 2025 ishte nënshkruar tashmë.
Kur afati kalimtar dimëror të rihapet më 2 janar, Rashica pritet t’i bashkohet Bayer Leverkusenit.
Ndryshe, Rashica kishte punuar me trajnerin e Leverkusenit, Peter Bosz edhe te Vitesse.