No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Morina: Diferencën e bëri kualiteti në bankinë

Morina: Diferencën e bëri kualiteti në bankinë

Arbëria nuk ka arritur të ruajë rezultatin përballë Ballkanit, ani pse e pati dy herë këtë mundësi, duke humbur në fund 2:4.

Pas ndeshjes Morina theksoi se diferencën në këtë takim e bënë banka e mysafirëve, e cila është tejet e pasur dhe cilësore.

“Ndeshje tejet e vështirë, pikërisht ashtu siç e kishim parashikuar. Djemtë e dëshmuan edhe njëherë që po dijnë të luajnë futboll, ani pse nuk arritën ta ruanin rezultatin. Kundërshtari na dënoj, sepse në skuadër ka fond të madh të lojtarëve, sikurse ata që ishin duke luajtur, po ashtu edhe ata që u inkuadruan në lojë”.

Penaltia? “Për cilën penalti e keni fjalën, sepse ishte një penalti në favorin tonë në pjesën e parë. Ndërkohë, për këtë penaltinë e Ballkanit mund t’i shihni pamjet dhe ta vlerësoni më vonë, pasi që gjyqtarët e vlerësuan si të tillë dhe vetëm ata e dijnë”, deklaroi Morina për “Art Sport 1”.

Arbëria mbetet me tetë pikë në pjesën e epërme të klasifikimit, ndërkohë në xhiron e radhës takohet me Drenicën në udhëtim.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments