No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A Donnarumma: Duam fitore në derbi

Donnarumma: Duam fitore në derbi

Ndërkohë që Milani dhe menaxheri Mino Raiola po punojnë për rinovimin e kontratës së Gigio Donnarummës, ky i fundit ka shfrytëzuar një intervistë në Sky Sport për të karikuar të tijtë në prag të derbit me Interin, një sfidë që kuqezinjtë nuk e fitojnë që prej janarit të 2016-ës.

Në intervistën e tij, gardiani 21-vjeçar u shpreh se Milani është përforcuar shumë dhe ka reduktuar diferencën me Interin, ndaj është gati të provojë fitoren në derbin e të shtunës, ndërsa ka folur me superlativa edhe për Zlatan Ibrahimovic.

Derbi – Diferenca me Interin është reduktuar, pasi shoqëria ka bërë një punë mjaft të mirë në merkato. Edhe Interi është përforcuar, por trajneri Pioli po bën një punë fantastike dhe tani duhet të demonstrojmë në fushë që diferenca mes nesh nuk është sa e viteve të kaluara. Mezi pres startin e derbit për të treguar vlerat tona në fushë.

Ibra – Të gjithë donim që të kishim Ibrën në dispozicion për këtë ndeshje të rëndësishme dhe për fat të mirë ai ia doli. Do të na jetë shumë i rëndësishëm për ne në një sfidë si kjo dhe natyrisht edhe në të gjithë sezonin.

Forma e Milanit – Të gjithë kemi një dëshirë të jashtëzakonshme të tregojmë veten dhe të marrim fitoren. Ndonjëherë luan mirë, por kjo nuk mjafton që të fitosh, megjithatë në këtë ndeshje kemi karikimin e duhur për të provuar suksesin.

Inter – Është një skuadër e madhe, me një trajner të madh dhe ka të gjithë kartat në rregull për të bërë shumë mirë këtë sezon. Por edhe ne duam të luajmë shanset tona ndaj çdo kundërshtari . Jemi të qetë dhe e dimë mirë që fitorja në derbi të jep një vetëbesim më të madh për të përballuar të ardhmen.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Ish-futbollisti shqiptar ndërron jetë nga Covid-19

Covid-19 i ka marrë jetën ditën e sotme, ish-futbollistit të shquar të Turbinës, Ndriçim Beshiri, zemra e të cilit pushoi të rrahuri...

Nga maji, tifozët do të lejohen në ndeshjet e Serie A

Kryeministri italian, Mario Graghi ka shpallur masat e reja për Covid-19. Ai deklaroi se nga prilli, sportet si futsall,...

Recent Comments