No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Kosova ndal Greqinë, Muriç pret penallti, Bjellorusia merr kreun e grupit të...

Kosova ndal Greqinë, Muriç pret penallti, Bjellorusia merr kreun e grupit të Shqipërisë!

Pas 7 rezultateve të zhgënjyese përfshirë edhe atë barazim me Moldavinë në 7 ndeshjet e fundit, Kosova arriti të merrte një rezultat që konsiderohet tepër pozitiv pasi ndali në një barazim pa gola në Athinë, Greqinë që një muaj më parë e kishte mposhtur brenda në Prishtinë. Një ndeshje ku pavarsisht mungesave të shumta, dardanët e luajtën mjaft mirë, madje në fillimin e pjesës së dytë ishin “flakë” duke e mbyllur Greqinë në portën e saj dhe duke shpërdoruar një mori me raste. Dyshja e improvizuar përpara nga trajneri Challandes Kololli-Kastrati ishin vërtetë të frikshëm për mbrojtjen helene dhe sidomos sulmuesi i Dinamos së Zagrebit i cili shpërdoroi 2 raste të pastra. Sfida u mbyll mes tensionin nga ana e lojtarëve të të dyja skuadrave ndërkohë që gjyqtari pasi i kishte rënë bilbilit ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin Fidan Aliti.

Kjo ishte pika e dytë në grupin 3 për Kosovën është edhe matematikisht jashtë garës për vendin e parë pas fitores së thellë që Sllovenia mori në transfertë ndaj Moldavisë. Meritat në këtë barazim të dardanëve shkojnë edhe për portierin Aro Muriç që në minutën e 19-të, priti 11-metërshin shumë bujar të akorduar nga gjyqtari për të mos thënë të paqenë, duke ndalur tentativën e Bakasetas. Në sfidat të Ligës C të Ligës së Kombeve, Maqedonia e Veriut barazoi 1-1 në fund ndaj Gjeorgjisë kundërshtar me të cilin do të diskutojë edhe kualifikimin në Euro 2020. Nderin e maqedonasve e shpëtoi një shqiptar pikërisht Ezgjan Alioski që kthehu në gol një 11-metërsh në minutën e 93-të. Bjellorusia ndërkohë mposhti 2-0 Kazakistanin dhe mori kreun e grupit 4 ku bën pjesë edhe Shqipëria në kuotën e 7 pikëve. Barazim 1-1 ndërkohë në sfidën Estoni-Armeni.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Manchester City blindon Foden me një rrogë marramendëse

Phi Foden ka shpërthyer. Në përballjen e dyfishtë kundër Borussia Dortmund në çerekfinalet e Champions League ka qenë vendimtar në të dy ndeshjet, për...

Musaila realizon dy gola, Bayern fluturon (VIDEO)

Bayern Munich e mbyll pjesën e parë në fushën e Wolfsburg me rezultatin 3-1. https://streamable.com/7jwios Pas fillimit super të djemve të Hansi Flick me golin e...

Edhe një medalje e madhe për Kosovën, Akil Gjakova në finale të Evropianit

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili...

Ylli i Chelsea-t zbulon prapaskenën: Doja të tërhiqesha në moshën 17 vjeç

Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail. “Po të isha bërë një futbollist profesionist në Brazil, do të...

Recent Comments