Cristiano Ronaldo, pozitiv me koronavirus. Lajmi mori dhenë, ai është asimptomatik dhe mire me shëndet, por në izolim, sikurse e kërkon protokolli mjekësor. Parmbrëmë, CR7 do të postonte një “selfie” nga darka me të gjithë shokët e kombëtares. Një tryezë me zero hapësirë dhe pa maska. Dy lojtarë të tjerë të kombëtares portugeze, José Fonte dhe Anthony Lopes, kishin rezultuar pozitivë me Covid-19 ditët e fundit.
Ndërkohë, ylli portugez ka marrë mesazhe mbështetjeje nga shumë njerëz, mes të cilëve Georgina Rodriguez, partnerja e tij. Ajo i kushtoi një histori në Instagram CR7, me tekst në anglisht: “Ju jeni frymëzimi im”. Edhe mamaja Dolores nuk vonoi me mesazhin e saj metafizik: “Zoti iu jep beteja të mëdha luftëtarëve të mëdhenj”. Lapo Elkann përdori Twitter për t’i dërguar një mesazh Ronaldos: “Ju jeni një luftëtar i vërtetë. Unë jam pranë jush në këtë moment të vështirë. Një përqafim i madh shoku im. Shërohuni mirë sa më shpejt, sepse po presim kthimin e mbretit”.
Sei un Vero Guerriero e sono al tuo fianco in questo momento difficile. Un Grande Abbraccio Amico Mio ❤️. Rimettiti Presto perchè NOI aspettiamo il Ritorno del Re 👑. 🇵🇹🤍🖤#💪Cristiano Ronaldo pic.twitter.com/qmF8H7TLTB