No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Dardanët e rinj i japin fund serisë negative, e mposhtin Andorrën

Dardanët e rinj i japin fund serisë negative, e mposhtin Andorrën

Kombëtarja U21 e Kosovës ka triumfuar kundër Andorrës, me rezultat 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian 2021. Kësisoj, Dardanët e rinj i dhanë fund serisë prej pesë ndeshjeve pa fitore. Ndonëse në këtë takim përzgjedhësi Rafet Prekazi pati mungesa në përbërje për shkak se disa prej futbollistëve titullar që luajtën në ndeshjen kundër Austrisë rezultuan pozitiv në testin për Covid-19, kjo nuk e zvogëloi motivin e ekipit për të arritur këtë fitore të rëndësishme. Kosova e dominoi në tërësi ndeshjen, por deri te goli i fitores erdhi vetëm në minutën e 62-të kur pas një aksioni të shkëlqyeshëm të nisur nga Edison Kqiku që asistoi për Alban Ajdinit, derisa ky me një harkim të mirë e gjeti Mirlind Dakun, i cili nuk e shpërdoroi këtë rast, duke e çuar topin në rrjetë për rezultatin 1:0. Edhe pas këtij goli Dardanët e rinj ishin më të mirë dhe krijuan disa raste, por nuk ishin efikas. Për Kosovën kjo ishte fitorja e tretë pas tetë ndeshjeve të zhvilluara në ecurinë e deritashme të kualifikimeve, derisa dy ndeshjet e fundit do t’i luajë kundër Turqisë dhe Shqipërisë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Ish-futbollisti shqiptar ndërron jetë nga Covid-19

Covid-19 i ka marrë jetën ditën e sotme, ish-futbollistit të shquar të Turbinës, Ndriçim Beshiri, zemra e të cilit pushoi të rrahuri...

Nga maji, tifozët do të lejohen në ndeshjet e Serie A

Kryeministri italian, Mario Graghi ka shpallur masat e reja për Covid-19. Ai deklaroi se nga prilli, sportet si futsall,...

Zemërgjerësia e Neymarit, paguan 142 punëtorë pa punuar

Neymar Junior shkëlqen edhe në luftën kundër Koronavrusit, me pandeminë që po shkatërron planetin dhe po godet fort Brazilin.

Recent Comments