No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA 117 gola në 70 ndeshje, Dortmund fut në listën e Champions adoleshentin

117 gola në 70 ndeshje, Dortmund fut në listën e Champions adoleshentin

Borussia Dortmund pritet të përfshijë në listën e lojtarëve në Champions League një 15-vjeçar. Bëhet fjalë për sulmuesin e ekipit U-19, Youssoufa Moukoko. Lajmin e ka konfirmuar vetë drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc, në një prononcim për “BILD”.

“Po është e vërtetë. Do ta regjistrojmë Moukokon në listën e Championsit, por në listën B”, deklaron Zorc. Verdhezinjtë nuk mund ta regjistrojnë atë në listën A sepse rregullorja e UEFA-s nuk e lejon diçka të tillë.

Adoleshenti është vetëm 15 vjeç dhe të luash në Champions duhesh të kesh mbushur të paktën 16. Kamerunasi e ka ditëlindjen në 20 nëntor dhe kjo është arsyeja se pse ai do të jetë fillimisht në listën B.

Edhe pse është akoma shumë i vogël, Moukoko, është aktivizuar me ekipet U-17 dhe U-19 të Dortmundit, ku ka shënuar deri më tani 117 gola në vetëm 70 ndeshje.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments