No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Qëndrimi i Messit te Barcelona dhe oferta e Milanit: Rrëfehet Carlos Puyol

Qëndrimi i Messit te Barcelona dhe oferta e Milanit: Rrëfehet Carlos Puyol

Ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, beson se Lionel Messi do të qëndrojë dhe për shumë vite të tjera me katalanasit. Kujtojmë që këtë verë ishte argjentinasi ai që kërkoi largimin, por në fund ai nuk u largua. Madje Puyol ishte ndër të parët që e uroi sulmuesin për zgjedhjen e tij edhe pse ajo nuk u finalizua.

“Si çdo tifoz as unë nuk e imagjinoja largimin e Messit, por ky është futbolli. Në fund ai vendosi që të qëndronte. Kohët e fundit ai është shprehur se është i motivuar dhe kërkon të fitojë trofe dhe le të shpresojmë që ai të qëndrojë me ne dhe për shumë vite të tjera. Leo është një aset i madh për La Ligën, pasi është më i miri në botë,” deklaroi spanjolli për gazetarët.

“Pak a shumë ashtu ishte dhe situata ime. Në vitin 2014 pas dëmtimit që pësova unë kisha shumë oferta nga klube italiane dhe angleze, por zgjodha që të varja këpucët në gozhdë. E dëshiroja shumë një transferim tek Milani, pasi Maldini ka qenë idhulli im. Kuqezinjtë do të ringrihen shumë shpejt dhe do ta lenë pas këtë momentë të vëshirë të viteve të fundit. Do të kisha qenë i lumtur nëse do ta kisha mbyllur karrierën time në Itali,” mbyll Puyol.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Recent Comments