No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Sonte ndeshja Kosovë – Slloveni; Dardanët kërkojnë këndelljen

Sonte ndeshja Kosovë – Slloveni; Dardanët kërkojnë këndelljen

Kombëtarja e Kosovës rikthehet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” për të zhvilluar ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë, tri ditë pas zhgënjimit të madh në Shkup, kur u shua ëndrra e quajtur “Euro2020”.

Kombëtarja e Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve ka fituar vetëm një pikë në dy takimet e para, duke barazuar me Moldavinë si mysafire dhe duke pësuar humbje nga Greqia në shtëpi. Prandaj, sonte Dardanët do të mundohen të paraqiten sa më denjësisht dhe t’i japin fund serisë prej gjashtë ndeshjeve pa fitore.

Përzgjedhësi Bernard Challandes pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin që luajti ndaj Maqedonisë së Veriut. Ai në konferencën e mbajtur dje theksoi se sfidë për të në këto ditë ka qenë rikthimi i moralit tek skuadra pas zhgënjimit të madh, por edhe përmirësimi i lojës në fazën sulmuese, ku në ndeshjet e fundit ka pasur shumë pak kreativitet dhe raste për gola.

“Nëse flasim për tri ndeshjet e fundit problemet janë evidente, nuk krijojmë raste sa duhet. Kemi luajtur mirë vetëm deri në 30 metrat e fundit të kundërshtarit, prandaj na mbetet që në duelin e radhës ta zgjidhim këtë problem”, u shpreh Challandes.

“Sfida tjetër pas dështimit në Shkup është se lojtarët janë të shkatërruar emocionalisht, por edhe fizikisht janë të dërrmuar pasi vijnë pas një ndeshje të vështirë”.

“Flas për sfidat sepse për mua është e qartë se detyrë e imja është që t’i kthejë lojtarët në nivel të lartë për këtë ndeshje”.

“Mendoj se është mundësi e mirë gjithashtu për të treguar mentalitetin dhe karakterin tonë”, ka deklaruar Bernard Challandes, i cili e ka vlerësuar Slloveninë si skuadër shumë të fortë në aspektin fizik.

Ndeshja Kosovë – Slloveni fillon në orën 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK 1.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments