No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Kosova nuk arrin të këndellet në duel me Slloveninë

Kosova nuk arrin të këndellet në duel me Slloveninë

Pas humbjes në gjysmëfinalen e play off-t ndaj Maqedonisë së Veriut, “Dardanët” dështuan të merrnin pikë edhe ndaj Sllovenisë (0-1) në “Fadil Vokrri”, duke i çuar drejt zeros mundësitë për ta mbyllur Grupin 3 të Divizionit C të “Nations League” në vendin e parë. Me vetëm 1 pikë pas raundit të tretë (Greqia dhe Sllovenia kanë nga 7 pikë), është praktikisht jashtë realitetit të besosh te mrekullia (Kosova me Sllovenie dhe Greqinë do të luajë jashtë).

Goli i shënuar nga Vuckic në minutën e 22-të, pas një rreshtimi të gabuar të mbrojtjes, vendosi fatin e këtij takimi, me Kosovën që e pati të pamundur të kthente rezultatin.

Trajneri Challandes në krahasim me sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut, kishte bërë dy ndryshime në emra, por edhe në rreshtim. Në vend të Kolollit, që mori vendin e Nuhiut në majë të sulmut, u aktivizua Paqarada, ndërsa Hadërgjonaj u tërhoq në pozicionin e Vojvodës, për t’i bërë vend Zhegrovës. Ndryshime që nuk ndikim të madh në lojë, kushtëzuar edhe nga goli i shpejtë i sllovenëve. Gjatë pjesës së parë, rasti më i vështirë për portierin Oblak ishte goditja e fortë e Celinës, që u devijua nga “gardiani” i Atleticos së Madridit.

Rezultuan të dështuara të gjithë përpjekjet e “Dardanëve” në pjesën e dytë, pasi mbrojtja e Sllovenisë ishte hermetike. As hedhja në fushë e Lirim Kastratit e më vonë i Rashanit e Musliut nuk u pasua me golin e shumëdëshiruar, me “Dardanët” të detyruar të pranonin humbjen e radhës, që praktikisht i nxjerr jashtë garës për vendin e parë.

Në sfidën tjetër të Grupit 3, Greqia fitoi lehtësisht 2-0 ndaj Moldavisë me gola të Bakasetas (11-m) dhe Mantalos. Moldavët luajtën nga minuta e 45-të me një lojtar më pak, pasi Posmac u ndëshkua me karton të kuq në momentin kur shkaktoi penallti.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Dortmund zgjedh ish-yllin e Milan si zëvendësues të Haaland

Erling Haaland është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Nëse norvegjezi do të largohet nga Dortmund në merkaton e verës, verdhezinjtë duket...

Llapi arrin në finale të Kupës, një hap larg ëndrrës evropiane

Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, barazoi 2:2 të mërkurën në Podujevë kundër Prishtinës,...

Andrea Agnelli i urryer i madh, pritet revolucion tek Juventusi

Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Agnelli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të...

Recent Comments