No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA Refuzon rinovimin me bavarezët, Alaba “flirton” me Juventusin

Refuzon rinovimin me bavarezët, Alaba “flirton” me Juventusin

David Alaba është një emër, që shpesh në të kaluarën është lidhur me klubet italiane, por vlera e kartonit të tij dhe kërkesat e Bayernit në fakt e kanë bërë një lojtar të paarritshëm. Sidoqoftë, gjërat mund të ndryshojnë në mënyrë dramatike brenda pak muajsh, kur kontrata që e lidh mbrojtësin austriak me bavarezët do të skadojë. Siç raportohet nga “Tuttosport”, negociatat midis palëve nuk po çojnë në “tym të bardhë” rinovimi, ndaj klube të tjera pritet të përfitojnë nga situate. Mes tyre është edhe Juventusi.

Në Torino e dinë se marrja e një lojtari si Alaba do të nënkuptonte injeksion të rëndësishëm cilësie dhe përvoje. Padyshim tërheq mundësia e marrjes së tij falas, kur kostoja e kartonit do të ishte rreth 70 milionë euro në kushte normale. Mundësia e blerjes së tij i intrigon shumë drejtuesit e Juventusit. Alaba është në focus të klubeve më të mëdhenj europianë, por mund të zgjedhë Italinë për shkak të lehtësimit të taksave.

Për ta bërë lojtarin edhe më interesant, shërben fleksibiliteti i tij taktik. Ai shpërtheu si mbrojtës i majtë, por në vitet e fundit ka treguar se mund të luajë shumë mirë edhe si mbrojtës qendror. Kjo e bën atë një element potencialisht ideal për Andrea Pirlo, duke pasur parasysh se trajneri i Juventusit përqendrohet në një vijë mbrojtëse me katër lojtarë, që shndërrohet me tre në ndërtim e sipër.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments