No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Derbi, Ibra, Pioli dhe premtimi i veçantë për tifozët: Rrëfehet Theo Hernandez

Derbi, Ibra, Pioli dhe premtimi i veçantë për tifozët: Rrëfehet Theo Hernandez

Theo Hernandez është një nga “kryeveprat” e Paolo Maldinit në merkato. Legjenda kuqezi insistoi verën e vitit të kaluar për afrimin e mbrojtësit të majtë, pagoi 20 milion euro te Real Madrid dhe bindi lehtësisht francezin të kalonte në Milanello.

Një investim fantastik, teksa 23-vjeçari ka fituar zemrat e popullit milanist me paraqitjet, sprintet e tij në krah dhe golat e shënuar. 7 herë e dërgoi topin në rrjetë sezonin e kaluar dhe një gol ka realizuar këtë sezon.

Raketa” e krahut ka dhënë një prononcim të gjatë dhe interesant për Corriere della Sera, aty ku flet për derbin ndaj Interit (17 tetor), aventurën me Milanin, rritjen dhe forcimin e ekipit, Ibrahimovic, trajnerin Pioli, Paolo Maldinin dhe e mbyll me një premtim për tifozët.

“Tani jemi një tjetër Milan dhe mund t’ia dalim të fitojmë derbin. Ndihemi shumë të fortë sesa një vit më parë, jemi më të fortë realisht. Gjithçka ka ndryshuar, tani jemi më të qetë, edhe pse e dimë se ndaj Interit nuk është një sfidë si të tjerat. Po flasim për derbin e Milanos.

Gjatë një dueli ajror me Ibrahimovic në stërvitje…

Duhet të zbresim në fushë dhe të luajmë ashtu siç kemi bërë deri tani: duke vrapuar, duke luftuar dhe duke dhënë gjithçka për të marrë tre pikët. Skuadra është shumë e mirë, është formuar një grup i vërtetë dhe tifozët besojnë te ne.

Gjithçka ka ndryshuar që prej momentit që Zlatan u bashkua me ne. Ai na ndihmon, flet me të gjithë dhe na mbështet pafund. Pioli? Trajneri na i ka bërë gjërat e qarta. Na tregon se çfarë duhet të bëjmë dhe si ta bëjmë. Erdhi në një moment të vështirë.

Nuk po fitonim, tifozët ishin të pakënaqur me ne, por jemi rritur shumë. Si Milani ashtu edhe unë personalisht. U përfol për një largim të tij, por nuk arrija ta kuptoja. Pioli po bënte një punë shumë të mirë dhe, për fat të mirë, qëndroi me ne.

Duke festuar një nga golat e shënuar…

Jam prej një viti te Milani, ka qenë viti më i bukur futbollistik i karrierës. Po përjetoj një ëndërr. Nuk e prisja një rritje kaq të shpejtë pas vështirësive që kam kaluar në dy vitet para se të kaloja te Milani. Por i njoh cilësitë e mia, e di se çfarë futbollisti jam.

Kur erdha këtu i thashë vetes: dua të bëhem mbrojtësi anësor më i mirë në botë. Ka shumë lojtarë të fortë në rolin tim, por e kam kuptuar që mund t’ia dal të bëhem më i miri. Dua të ndihmoj Milanin të rikthehet në Champions League.

Prezantimi te Milani

Nëse ia dalim të shpallemi kampionë, do t’i lyej flokët me ngjyrat kuqezi dhe në mes do të vendos titullin kampion. Maldini? Paolo ishte ai që më kërkoi, unë duhet të vazhdoj të punoj fort. Kam bërë disa budallallëqe si i ri, por jam një tip gazmor dhe i qetë.

Maldini ka qenë thelbësor për mua, nuk pata asnjë dyshim për vendimin tim kur më telefonoi. Milani është Milani, pastaj ishte edhe Paolo këtu, një kampion i jashtëzakonshëm. Këshillat e tij janë shumë të çmueshme për mua“, përfundon Theo Hernandez.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments