No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR DARDANËT: Përgjithmonë me lojtarët tanë

DARDANËT: Përgjithmonë me lojtarët tanë

Kryetari i “Dardanëve”, Luli Berisha ka mbështetur lojtarët pas disfatës nga Maqedonia e Veriut.

Ai u premton lojtarëve të Kombëtares së Kosovës përkrahje të vazhdueshme nga ana e “Dardanëve”.

 Mesazhi i kryetarit të “Dardanëve” pa ndërhyrje:

Kosova e humbi ndeshjen me Maqedoninë e veriut. Kjo ndeshje me të drejt quhej historike, sepse jepte mundësinë të shkohej në finale të play-off me Gjeorgjinë për kualifikim në Euro2021.

Kosova vertetë humbi një rast të mirë për kualifikim në Kampionat Evropian.

Por, a do të thotë se me humbjen e ndeshjes duhet të humbim dinjitetin dhe të fshijmë kujtesën?

A do të thotë se me humbjen e kësaj ndeshje ne duhet të hudhim poshtë gjithë mundin, djersën dhe pse jo lotët e lojtarëve tanë për shumë vite që kaluan?

U harruan fitoret e njëpasnjëshme, rekordet e thyera pa humbje? U harruan gëzimet dhe krenarinë që na e sollën djemtë tanë me paraqitjet e shkelqyera? U harrua që me vite të vetmet lajme të mira nga Kosova në botë vinin nga këta djem, nga ky ekip, nga kjo kombëtare e futbollit?

U harrua që ne Dardanët, ishim me djemtë tanë në shi e në borë dhe kur pësonim humbje të njëpasnjëshme? Kur duhej të udhëtojmë me qindra kilometra edhe për ndeshjet që luanim si vendas?

Por, unë nuk i harroj asnjë nga këto. Sikurse nuk i harroj as ata që sikur tani, edhe në të kaluarën ishin kundër vet ekzistencës së kombetares së Kosovës. Nuk i harroj as fyerjet e atêhershme ndaj neve tifozëve të Kosovës, sikur që nuk do t’i harroj fyerjet që po u bëhen lojtarëve tanë tani.

Ne, Dardanët, tifozët e Kosovës, do të jemi përgjithmonë me lojtarët tanë, si në humbje ashtu edhe në fitore.

Ne, Dardanët, tifozët e Kosovës, bëjmë thirrje gjithë atyre që nga pezmi i humbjes së ndeshjes ofenduan lojtarët tanë, të ndalojnë me sharjet dhe komentet përçmuese.

Ndërsa atyre që ofendimet, sharjet dhe fjalët e pista kundër Kosovës dhe lojtarëve tanë i kanë në agjendë nga dita e parë kur Kosova u anëtarësua në UEFA dhe FIFA, u themi se Kosova dhe Dardanët janë këtu dhe do të jenë ketu përgjithmonë përkundër përpjekjeve tuaja përçarëse.

Ne, Dardanët, bijtë dhe bijat e tu, Kosovë.

Me respekt L.B 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments