No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Rezultoi negativ në testin e dytë, Shaqiri sytë nga UEFA për të...

Rezultoi negativ në testin e dytë, Shaqiri sytë nga UEFA për të luajtur kundër Spanjës

Një lajm i mirë për kombëtaren e Zvicrës. Xherdan Shaqiri ka rezultuar negativ në testin e dytë të Covid-19 dhe do të udhëtojë së bashku me pjesën tjetër të skuadrës për ndeshjen kundër Spanjës, e cila do të zhvillohet ditën e shtunë.

Fillimisht lojtari i Liverpool rezultoi pozitiv ditën e mërkurë, duke humbur kështu miqësoren kundër Kroacisë, ku Zvicra humbi me rezultatin 2-1. 28-vjeçari është gati për të luajtur kundër Spanjës, por fillimisht ai duhet të marrë një OK nga UEFA.

“Federata Zviceriane e Futbollit konfirmon se nga testet e kryera ditën e djeshme ka vetëm një rast pozitiv. Bëhet fjalë për Manuel Akanji, ndërsa të gjithë të tjerët janë negativ, përfshirë këtu edhe Xherdan Shaqirin. Akanji tashmë është i izoluar dhe është asimptomatik.

Pjesa tjetër e ekipit do të udhëtojë ditën e sotme drejt Spanjës, ku ditën e shtunë është parashikuar dueli i vlefshëm për Ligën e Kombeve,” është deklarata zyrtare e Federatës. Tashmë pritet vëtëm që UEFA të japë dritën jeshile dhe Shaqiri mund të jetë në fushë në duelin e rëndësishëm të kombëtares së tij. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments