No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Hyseni: Në trojet tona jemi të pathyeshëm!

Hyseni: Në trojet tona jemi të pathyeshëm!

Njëri nga investitorët e parë të futsallit në Kosovë, kryetari i FC Besa Futsal, Adnan Hyseni, i cili më parë ishte edhe ndihmëstrajner i Kombëtares në futsall, ka shkruar një mesazh inkurajues në prag të ndeshjes së sotme që Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë kundër Maqedonisë së Veriut në stadiumin “Tose Proeski” në Shkup.

“Ne jemi autokton dhe si të tillë jemi te pathyeshëm kudo në trojet tona, edhe sot do dalim trumfues e faqebardhë në ILIRIDË. Ne (shqiptarët) në momente si sot jemi të mësuar e të kalitur sepse kemi lind për beteja të tilla, andaj luftëtarëve ju takon lavdia e Kombit krenaria.  Jo shpesh është mundësia për të shkruar historinë e atdheut. Janë me fat ata që e bëjnë këtë histori dhe fal tyre të tjerët që e përjetojnë dhe jetojnë me krenari. Në çdo betejë mungon ndonjë ushtar por të tjerët nuk gjunjëzohen. Ata marrin zemër dhe luftojnë tamam si DARDANË”, ka shkruar Hyseni në profilin e tij në rrjetet sociale. Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë zhvillohet sonte në orën 20:45.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Presidentja Osmani: Xhudistet tona të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lart e më lart!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë punën e xhudistëve kosovarë në garat ndërkombëtare në veçanti, Distria Krasniqin. Krasniqi, sot fitoi medaljen...

Mundësia e larigimit të Haaland,Dortmund të gatshëm për zëvëndësimin e tij

Ka shumë ankth në shtëpinë e Borussia Dortmund. Erling Braut Haaland, sulmuesi i ri që ka çmendur gjithë Europën, mund të largohet nga klubi verdhezi...

Medalja e dytë për Kosovën, Nora Gjakova fiton të bronztën në Evropian

Nora Gjakova ka vazhduar serinë impresive në kampionatet evropiane. Pasi vjet nuk mori pjesë për shkak të koronavirusit, Nora të premten fitoi medaljen e...

Merret vendimi per kthimin e tifozëve në Seria A

Një hap i vogël drejt normalitetit: nga 1 maji i ardhshëm, në Serinë A do të kthehet publiku në stadiumet që janë në zonën...

Recent Comments