Bernard Berisha mbeti jashtë skuadrës së Kosovës për ndeshjen e sotme ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi përzgjedhësi Bernard Challandes zgjodhi të mos e ftojë në grumbullim, për shkak edhe të gjestit që bëri pas golit në ndeshjen me Greqinë. Megjithatë, Bernard Berisha u tregua edhe një herë profesionist i madh, duke iu ka uruar sukses shokëve të skuadrës në ndeshjen historike ndaj maqedonasve.
“Të gjithë të bashkuar për një qëllim, Kosova zemra jonë. Forca djem, Zoti ju ndihmoftë”, ka shkruar futbollisti këmbëshpejtë në rrjetet sociale.
Disa ditë më parë, futbollisti i krahut të majtë e kishte publikuar një video ku e shfaqte mërzinë për mosftesë, por që e respektonte vendimin e trajnerit Challandes, duke iu uruar suksese shokëve të Kombëtares.