No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Salah, sa njeri i madh! Gjesti emocional lë pa fjalë të pastrehun…

Salah, sa njeri i madh! Gjesti emocional lë pa fjalë të pastrehun…

Salah është një yll brenda dhe jashtë fushës. Në fushë e tregon klasin me golat e tij, ndërsa në jetën e përditshme me gjestet e tij. Lojtari i Liverpool dha një shembull solidariteti në një stacion karburanti, afër “Anfield”. Një gjest i këndshëm njerëzor për të ndihmuar dikë në nevojë. Ndodhi si vijon:

Pas fitores 3-1 në shtëpi kundër Arsenalit, më 28 shtator, Salah ndaloi në një stacion shërbimi për të furnizuar me karburant makinën e tij, kur vëzhgoi një grup të rinjsh që po abuzonin me një njeri të pastrehë. Lojtari vendosi të marrë masa. Ai u afrua dhe i qortoi ata për çfarë po bënin, gjë që shërbeu për t’iu dhënë fund ngacmimeve. Dhe për të nxjerrë nga sikleti një person që e kishte të vështirë.

“Salah i kishte parë djemtë që më ngacmonin dhe kishte dëgjuar se çfarë po thoshin, kështu që u kthye nga ata dhe iu tha: Mund të jeni ju kështu, pas disa vitesh, – tregon për “The Sun” i pastrehu David Craig, që u ndihmua nga lojtari i Liverpool. – Ata po më fyenin, duke pyetur pse po lypja dhe më thoshin të gjeja një punë…”

Por kishte edhe më shumë, sepse Salah nuk u ndal këtu. Ai duhej ta përfundonte veprën e tij të mirë. Shkoi te një ATM (bankomat), nxori para dhe ia dha David Craig, i cili nuk mund ta besonte atë që po ndodhte.

“Nuk po u besoja syve kur Mo më dha 100 £”, – shpjegon më tej në “The Sun”. David Craig do t’i jetë përjetësisht mirënjohës Salah për këtë histori që pati me të: “Unë isha më shumë se i lumtur. Jam një admirues i madh i tij. Për mua, Mo është një hero i jetës së vërtetë dhe unë dua ta falënderoj atë”.

Gjeste të tilla si i Salah i bëjnë më të mëdhenj futbollistët, sepse ajo që për ta mund të jetë shumë pak, për të tjerët është shumë, madje edhe një “aureolë” shprese.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Ish-futbollisti shqiptar ndërron jetë nga Covid-19

Covid-19 i ka marrë jetën ditën e sotme, ish-futbollistit të shquar të Turbinës, Ndriçim Beshiri, zemra e të cilit pushoi të rrahuri...

Nga maji, tifozët do të lejohen në ndeshjet e Serie A

Kryeministri italian, Mario Graghi ka shpallur masat e reja për Covid-19. Ai deklaroi se nga prilli, sportet si futsall,...

Recent Comments