No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Pritje madhështore për Dardanët në kufi

Pritje madhështore për Dardanët në kufi

Kontingjenti kosovar para pak minutash ka mbërri në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe qindra tifozë kishin dalë për t’i pritur futbollistët verdhekaltër.

Disa prej tyre dolën nga autobusi për t’i përshëndetur tifozët dhe për t’i falënderuar ata për përcjelljen dhe për përkrahjen e vazhdueshme, e cila ka ndodhur ndër vite.

Menjëherë më pas, autobusi i Kombëtares është nisur për në Shkup, ku nesër mbrëma “Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kombeve me Maqedoninë e Veriut.

Në pamundësi për të shkuar në stadium shkaku i pandemisë COVID-19, tifozët “Dardanë” i përcollën heronjtë e tyre deri në kufi, me shpresën që festën do ta vazhdojnë edhe të enjten mbrëma, pas një kualifikimi eventual të Kosovës në finale.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Recent Comments