E ardhmja e Mario Manduzkic mund të jetë akoma në Itali.
Pavarësisht se merkato e verës është mbyllur më 5 tetor, lojtarët pa ekip mund të nënshkruajnë akoma me skuadrat e Serisë A. Kroati duke se është ideja e fundit e dy klubeve italiane.
Për kthimin e Mario Mandzukic në Itali flitet prej kohësh. Ish-sulmuesi i Juventus-it mund t’i bëjë punë të paktën dy skuadrave të Serisë A.
Sipas zërave, Fiorentina dhe Sampdoria janë shumë të interesuara për lojtarin që vjen nga eksperienca tek Al Duhail, klubi i tij i fundit.
Duhet kuptuar nëse kroati do të vendosë të ulë kërkesat për rrogën 6 milionë euro që fitonte tek Al Duhail. Nëse do ta bëjë, atëherë operacioni mund të realizohet.