No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Dardanët mbajtën stërvitjen e dytë, Shala e Aliti optimistë (Video)

Dardanët mbajtën stërvitjen e dytë, Shala e Aliti optimistë (Video)

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e dytë stërvitore para ndeshjes tejet të rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut, e cila zhvillohet të enjten në mbrëmje në Shkup, në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian. Për dallim nga stërvitja e parë kur munguan disa futbollistë të cilët ishin të angazhuar me ekipet e tyre në ndeshjet e së dielës, gjatë seancës së sotme përzgjedhësi Bernard Challandes kishte në dispozicion të gjithë futbollistët e paraparë për këtë stërvitje. Atmosfera në kampin e Dardanëve është entuziaste, derisa dëshira për ta kaluar me sukses këtë sfidë është e madhe. Në stërvitjen e sotme lojtarët punuan me përkushtim në zbatimin e skemave dhe filozofisë së lojës nga përzgjedhësi Challandes, derisa Herolind Shala dhe Fidan Aliti u deklaruan optimistë për sukses, derisa kërkuan mbështetje dhe pozitivitet nga të gjithë, derisa u premtuan tifozëve dardanë se do ta japin maksimumin në ndeshjen e së enjtes. Kombëtarja nesër në mëngjes niset për në Shkup ku do ta kryejë stërvitjen e fundit para ndeshjes së shumë pritur.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments