No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR ZYRTARE: Enis Gavazaj prezantohet te FC Prishtina

ZYRTARE: Enis Gavazaj prezantohet te FC Prishtina

Prishtina ka bërë edhe një goditje të fundit në merkato. Bardhekaltrit kanë arritur akordin me Enis Gavazajn, duke siguruar një përforcim cilësor në repartin ofensiv.

25-vjeçari ishte pjesë e Kukësit në Superiore sezonin e fundit, u shpall nënkampion me verilindorët, por nuk ia doli të përsërisë performancat pozitive që bëri me Skënderbeun. Rekordmenët e futbollit dardan kanë zyrtarizuar akordin me lojtarin sulmues me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Rikthim në kryeqytetin dardan dhe në IPKO Superligën e Kosovës për sulmuesin e djathtë nga Prizreni. Gavazaj luajti me Prishtinën në sezonin 2012/2013 dhe ndeshjet shumë të mira i siguruan transferimin te belgët e Gent më pas.

“Prishtina prej kur isha unë ka ndryshuar shumë, vetëm pak bashëklojtarë që kam pasur më herët ende janë pjesë e klubit. Ka ndryshuar stadiumi e që tani është ambient shumë më i mirë se që ka qenë.

“E njoh ekipin, e përcolla edhe dje me Llapin, më pëlqeu, thjesht duhet punë dhe me këtë ekip besoj që mund të arrijmë shumë lart. Premtoj më të mirën nga ana ime, gola dhe asistime”, u shpreh Gavazaj gjatë prezantimit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments