No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Kombëtarja U21 filloi përgatitjet për ndeshjet ndaj Austrisë dhe Andorrës

Kombëtarja U21 filloi përgatitjet për ndeshjet ndaj Austrisë dhe Andorrës

Kombëtarja U21 e Kosovës i ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës kualifikuese kundër Austrisë (më 9 tetor) dhe kundër Andorrës (më 13 tetor) që zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit e tij Erdogan Celina e Naser Prapashtica në stërvitjen e parë që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas kanë pasur në dispozicion shumicën e lojtarëve të ftuar, derisa Arbenit Xhemajli, Lirim Kastrati, Kreshnik Krasniqi, Edison Kqiku munguan për shkak të angazhimeve me klubet e tyre dhe ekipit do t’i bashkohen në stërvitjen e nesërme. Ndërkohë, portieri David Nreca do t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit për ndeshjen e dytë kundër Andorrës. Atmosfera në kampin e Dardanëve të rinj dhe të gjithë janë optimistë se do të bëjnë një paraqitje dukshëm më të mirë në dy ndeshjet e radhës, duke pasur parasysh se janë më të kompletuar se në duelin e muajit të kaluar kundër Anglisë. Stërvitjen e Kombëtares U21 nga afër e ka ndjekur anëtari i KE të FFK-së, Xhelal Broja.

Deklaruan pas stërvitjes:

Rafet Prekazi: Ne po mundohemi të ndërtojmë një skuadër për të ardhmen dhe kemi lojtarë të rinj në skuadër dhe me kualitet. Për disa lojtarë ky është grumbullimi i parë dhe nuk njihen shumë ndërmjet veti. Nuk kemi shumë kohë për ta përgatitur këtë ndeshje, por unë shpresoj që djemtë do të bëjnë një paraqitje dinjitoze. Kemi pasur edhe probleme shkaku i koronavirusit me lojtarët të cilët luajnë jashtë Kosovës, megjithatë ne do të vazhdojmë të përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje.

Edi Sylisufaj: Është ndjenjë e mirë të vish të luash për Kosovën dhe më kanë pritur shumë mirë këtu. Kam qëndruar shumë në Kosovë dhe kam qenë i lidhur me Kosovën, prandaj jam i lumtur që jam pjesë e Kombëtares. Tani duhet të përgatitemi sa më mirë për dy ndeshjet e radhës ndaj Austrisë dhe Andorrës. Të dyja skuadrat kanë lojtarë cilësor mirëpo shpresojmë të arrijmë rezultate pozitive.

Alban Ajdini: Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kosovës U21, dhe ndihem i nderuar që jam këtu. Kemi një grup të lojtarëve shumë të mirë dhe mikpritja ka qenë shumë e mirë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë që të paraqitemi sa më mirë në fushë.

Arton Zekaj: Duhet t’i shohim anët pozitive nga ky grumbullim dhe të japim maksimumin në këto dy ndeshje. Ne do të hyjmë për fitore dhe shpresoj të arrijmë një gjë të tillë.  Nuk do të jetë aspak e lehtë pasi dy kundërshtarët i kemi të fort, mirëpo unë besoj në ekipin tonë.

Mirlind Daku: Nuk e kam mendjen te golat, por dua që ta ndihmojë ekipin. Nëse më jepet rasti edhe do të shënoj, pasi është ndjenë shumë e mirë të shënosh për Kombëtaren, andaj shpresoj të më jepet mundësia në këto ndeshje.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Akili i pathyeshëm, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në çerekfinale mundi rusin...

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Joshua: Fury do të mbetet duarthatë, titujt do të jenë të mitë

Boksieri britanik Anthony Joshua u shpreh se patrioti i tij Tyson Fury nuk do të heqë në asnjë mënyrë dorë nga sfida e madhe...

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Recent Comments