No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Gjilani e njofton me humbje Arbërinë

Gjilani e njofton me humbje Arbërinë

Skuadra nënkampione në fuqi, Gjilani nuk ka lejuar befasi në kuadër të javës së 5-të në Superligë, duke e mposhtur skuadrën e promovuar në elitë, Arbërinë, me rezultat 3:1. Kësisoj, skuadra e Gentjan Mezanit ia shkaktoi humbjen e parë në këtë edicion skuadrës simpatike të drejtuar nga Arbnor Morina. Skuadra nga Dobraja kaloi në epërsi në minutën e 28-të me golin e Dior Zabërgjës, por pushimin e qetë gjilanasve ia siguroi Gramoz Kurtaj, kur në minutën e 43-të i barazoi shifrat në 1:1. Në pjesën e dytë Gjilani u tregua edhe më këmbëngulës dhe fillimisht në minutën e 60-të Edison Kqiku shënoi për epërsinë 2:1, derisa në minutën e 81-të Darko Nikaç realizoi për rezultatin përfundimtar 3:1.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments