No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Drejtuesit e FFK-së takuan ministrin Zemaj, kërkojnë që ndeshja me Slloveninë të...

Drejtuesit e FFK-së takuan ministrin Zemaj, kërkojnë që ndeshja me Slloveninë të ketë tifozë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në shoqëri të nënkryetarit, Bakir Burri, sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu dhe drejtuesit të tifo-grupit të kombëtares “Dardanët”, Lulzim Berisha janë takuar sot me ministrin e shëndetësisë, Armend Zemaj.

Në këtë takim është biseduar për gjendjen aktuale të pandemisë Covid-19 në vendin tonë dhe për rrjedhën e aktiviteteve të organizuara nga ana e FFK-së. Gjithashtu u bisedua edhe për lehtësimin e masave kundër Covid-19, derisa presidenti Ademi e informoi ministrin Zemaj për vendimin e UEFA-s për rikthimin e tifozëve në stadiume me 30 përqind të kapacitetit të stadiumeve në ato vende ku një gjë të tillë e lejojnë autoritetet shtetërore.

Me këtë rast, presidenti Ademi kërkoi nga ministri që të mundësohet që ndeshja e radhës si vendase në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë të zhvillohet me praninë e shikuesve, me numrin që është i lejuar nga UEFA, gjë e cila do t’i jepte motiv shtesë futbollistëve dardanë për lojë sa më të mirë, duke e ditur se tifozët kanë qenë shtytës të rezultateve pozitive për Kombëtaren tonë.

Ministri Zemaj premtoi se do ta shqyrtojë me institucionet e tjera kërkesën e FFK-së dhe shumë shpejt do të merret vendim në lidhje me këtë çështje.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ky është futbollisti me çmimin më të lartë në Superligën e Kosovës

Forma fenomenale nga Mirlind Daku në këtë sezon i është rritur edhe vlera në treg, ku nga 300 mijë euro, tani ka...

Barça dhe Juventus, luftë e ashpër për Kun Agüero

Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun Agüero. Pas disa ditësh reflektimi, klubi Blaugrana duket i bindur:...

B*OMBA NGA SPANJA: “Mbappe do të luajë te Reali sezonin tjetër”

Kylian Mbappe dhe Real Madrid do të bashkohen së shpejti. Bomba e lëshuar nga emisioni “Chiringuito” në Spanjë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ka...

Kjo është arsyeja e mungesës së Ramosit në ndeshjen kundër Liverpoolit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi spanjoll është duke u shëruar nga lëndimi...

Recent Comments