No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen historike (Video)

Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen historike (Video)

Kombëtarja e Kosovës ka filluar përgatitjet për ndeshjen e shumëpritur kundër Maqedonisë së Veriut, në kuadër të gjysmëfinales së “Play-Off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian, që zhvillohet të enjten në Shkup. Dardanët kanë zbritur, të hënën në mbrëmje, në stadiumin “Fadil Vokrri” për të kryer seancën e parë stërvitore. Para fillimit të stërvitjes lojtarët dardanë kanë ndjekur një video emocionuese dhe motivuese që u shfaq në stadium, derisa më pas kanë nisur punën nën përkujdesjen e përzgjedhësit Bernard Challandes dhe stafit të tij. Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë 14 nga 24 lojtarët e ftuar, ngase një pjesë e tyre për shkak të angazhimeve në ndeshjet e së dielës me skuadrat e tyre kanë bërë vetëm rigjenerim në hotelin ku janë të akomoduar, derisa Hekuran Kryeziu e Idriz Voca janë lënduar në ndeshjet e fundjavës dhe do të mungojnë në këtë grumbullim. Përkundër mungesave të rëndësishme në ekip, atmosfera në radhët e Dardanëve është entuziaste dhe të gjithë e presin me padurim përballjen e së enjtes me shpresë dhe besim se do të arrihet të kalohet edhe kjo pengesë. Pas stërvitjes Atdhe Nuhiu ka premtuar se lojtarët që janë të pranishëm në grumbullim do të japin maksimumin në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, derisa Florian Loshaj është shprehur i lumtur që për herë të parë është pjesë e Kombëtares. Stërvitjen e Dardanëve si zakonisht nga afër e kanë ndjekur edhe presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu. Kombëtarja nesër do ta zhvillojë stërvitjen e radhës në orën 11:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” me dyer të mbyllura.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments