Aktori i njohur i humorit, Fatmir Spahiu, i njohur si Bufi, i cili është tifoz i madh i futbollit dhe pjesë e Dardanëve vlerëson se fakti që Goran Pandev do të luajë kundër Kosovës është një gjë pozitive. Ai mendon se Pandev tashmë është një lojtar i harxhuar dhe i gjithë presioni për ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it do të bjerë tek ai. “Pandev është një gërmadhë. Është i harxhuar dhe nuk ka kaçik më të bartë barrën në një ndeshje si kjo. Unë mendoj se është fat i mirë për ne që ai do të luajë sepse do ta mbyllë karrierën e tij të dështuar 20-vjeçare me Maqedoninë në humbje”, ka thënë Bufi në RTV Dukagjini, përcjell Futbolli.info. Ai mendon se ardhmja e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut është tek lojtarët shqiptar si Bardhi, Alioski, Musliu etj.