No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Armend Thaqi: Drita, rivali kryesor i Ballkanit në luftën për titull

Armend Thaqi: Drita, rivali kryesor i Ballkanit në luftën për titull

Ballkani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri futbollistik, derisa kryeson kampionatin me 13 pikë pas vetëm pesë xhirosh.

Aktualisht skuadra nga Suhareka është shkëputur në renditjen tabelare, mirëpo prapa ka një rival të frikshëm si Drita, e cila ka edhe tri ndeshje për t’i zhvilluar për shkak të impenjimeve që kishte në garat ndërkombëtare.

Edhe te Ballkani janë të vetëdishëm për fuqinë që ka ekipi gjilanas, teksa po e konsiderojnë si kandidatin më serioz të tyre.

Armend Thaqi, mbrojtësi i djathtë i kësaj skuadre e ka ngritur lartë skuadrën ‘bardhekaltër’ duke parë atë si një kandidat tejet serioz për trofeun e këtij edicioni.

“E kam thënë edhe më herët, Drita është kandidati kryesor për titull dhe konkurrenti kryesor i Ballkanit. Është ekip i komponuar që s’ka bërë shumë ndryshime. Për këtë arsye mendoj që është një skuadër e fortë që vështirë mposhtet. Drita është një prej kundërshtarëve më të fortë për titull”, ka deklaruar Armend Thaqi në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Edhe një medalje e madhe për Kosovën, Akil Gjakova në finale të Evropianit

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili...

Ylli i Chelsea-t zbulon prapaskenën: Doja të tërhiqesha në moshën 17 vjeç

Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail. “Po të isha bërë një futbollist profesionist në Brazil, do të...

Akili i pathyeshëm, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në çerekfinale mundi rusin...

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Recent Comments