No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR 62 trajnerë pajisen nga FFK me licencat UEFA B

62 trajnerë pajisen nga FFK me licencat UEFA B

Sot në selinë e FFK-së është bërë shpërndarja e diplomave UEFA Licencë B për 62 trajnerë, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollimin tremujorë të ndarë në disa faza, duke përfshirë edhe praktikën në klube.

Puna e palodhshme e sektorit të edukimit të FFK-së dhe edukimi i mirëfilltë i trajnerëve ia ka mundësuar FFK-së që të bëhet pjesë e “UEFA Coaching Convention”, duke u bërë e barabartë me të gjitha federatat e tjera anëtare të UEFA-s edhe në procesin e edukimit të trajnerëve.

Kësisoj, tashmë FFK do të ketë mundësi që në të ardhmen të rrisë kapacitetet dhe të bëjë edhe shkollimin e trajnerëve për UEFA Licencën A dhe UEFA Pro.

I pranishëm në ndarjen e diplomave të para të kësaj kategorie ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili përgëzoi trajnerët për pajisjen me “UEFA Licencë B”, teksa e vlerësoi përkushtimin e sektorit të edukimit të FFK-së dhe trajnerëve pjesëmarrës gjatë fazës sa ka zgjatur ky shkollim.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

“The Reds” marrin humbjen e gjashtë radhazi në shtëpi

Liverpooli i Jurgen Klopp ka prekur fundin ditën e sotme, teksa ka regjistruar humbjen e gjashtë radhazi në “Anfield”, përballë Fulham me shifrat 0-1....

Duro: Ishte penallti, rregullat e thonë qartë!

Drita e ka fituar derbin e xhiros së 23-të të Superligës, duke e mposhtur Feronikelin si mysafir 1:0. Golin...

Nuhiu: U përqendruam në kundërsulme dhe në fund u shpërblyem

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Feronikelit. Trajneri nga Maqedonia e...

Dramë në Drenas, Alidema e rikthen Dritën në pozitën e parë

Festim Alidema ka shënuar një supergol në minutën e 5-të të kohës shtesë, duke ia sjellë Dritës një...

Recent Comments