No menu items!
Ballina KRYESORE Ramadani: Kur nuk shënon, nuk fiton!

Ramadani: Kur nuk shënon, nuk fiton!

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani nuk është ndarë aspak i kënaqur me barazimin e skuadrës së tij në shtëpi kundër Llapit (0:0). Tekniku i bardhekaltërve mendon se Prishtinës po i mungon vetëm finalizimi i aksioneve. “Kemi krijuar disa raste ideale, disa gjysmëraste, por nuk ia dolëm të shënojmë. Kemi mungesë qetësie para portës. Përqendrimi nuk është maksimal. Kur nuk shënon, nuk fiton”, ka thënë Ramadani për Art Sport.

“Nëse në shtëpi nuk arrijmë të shënojmë gola, atëherë në udhëtim do të jetë shumë e vështirë. Krijimi i rasteve dhe ndërtimi i aksioneve po bëhet shumë mirë, por finalizimi është ajo që po na mungon për momentin”, ka thënë tutje Ramadani.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Edhe një medalje e madhe për Kosovën, Akil Gjakova në finale të Evropianit

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili...

Ylli i Chelsea-t zbulon prapaskenën: Doja të tërhiqesha në moshën 17 vjeç

Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail. “Po të isha bërë një futbollist profesionist në Brazil, do të...

Akili i pathyeshëm, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në çerekfinale mundi rusin...

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Recent Comments