Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur tejet i kënaqur me pikën e arkëtuar në stadiumin “Fadil Vokrri” në duel me Prishtinën, teksa e ka zbuluar edhe strategjinë të cilën e ka përdorur për të mos e lejuar skuadrën kryeqytetase të dalë me pikë të plota.
“Pas fillimit jo të mirë të kampionatit, edhe pse kemi bërë ndeshje të mira, këtë ndeshje kemi qenë të vëmendshëm. Llapi do të rikthehet fuqishëm. Kemi luajtur një ndeshje të mençur, nuk lejuam kundërshtarët të na rrezikojnë shumë. Po të ishim më të vëmendshëm mund ta fitonim ndeshjen, por sido që të jetë kam besim të plotë në këta lojtarë. Sot është vërejtur që skuadra ka filluar të komponohet. Rezultati real i takimit të sotëm ishte barazimi”, tha fillimisht Batatina pas ndeshjes për Art Sport.
Më pas ai komentoi edhe spekulimet për largimin e tij nga Llapi, ku dha një deklaratë epike: “Peshku pa ujë nuk jeton dhe Llapi pa Batatinën nuk funksionon”, përfundoi ai.