Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka quajtur si të ngutshëm dhe hakmarrës veprimin e selektorit të Kosovës, Bernard Challandes për të mos e ftuar për tri ndeshjet e radhës mesfushorin Bernard Berisha.
“Ka gabuar Challandes me vendimin ndaj Berishës. Ne jemi trajnerë dhe duhet t’i kuptojmë ndonjëherë futbollistët. Nuk duhet vepruar me inati. Nëse nuk është Rashica, patjetër është dashur të jetë Berisha. Ne kemi nevojë për lojtarë të tillë”, ka deklaruar Batatina në emisionin “Kampionët” në Kanal 10.
Selektori Challandes do të mbajë konferencë për shtyp të hënën me 5 tetor me gazetarët për të dhënë detaje të tjera rreth listës.