No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Barcelona-Sevilla mbyllet në paqe

Barcelona-Sevilla mbyllet në paqe

Është mbyllur takimi mes Barcelonës dhe Sevillas, me të dyja ekipet që kanë marrë nga një pikë pas barazimit 1-1. Të dy golat e sfidës, janë shënuar që në 10 minutat e para të sfidës.

Fillimisht, ishte Lucas Ocampos që kaloi në avantazh Sevillan, në minutën e 8-të të sfidës. Sulmuesi anësor përfitoi nga një top i mbetur në zonë gjatë zhvillimit të një goditje këndi dhe lëshoi një predhë me të majtën, duke mposhtur Ter Stegen.

Barcelona reagoi shumë shpejt dhe dy minuta më vonë, i “rilinduri” Philippe Coutinho barazoi, duke konkretizuar me gol një aksion shumë të bukur dhe të shpejtë të Barcelonës. Në 80 minutat e mbetura të sfidës, raste patën të dyja skuadrat, por goli mungoi, duke lënë rezultatin final të takimit në 1-1.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Dortmund zgjedh ish-yllin e Milan si zëvendësues të Haaland

Erling Haaland është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Nëse norvegjezi do të largohet nga Dortmund në merkaton e verës, verdhezinjtë duket...

Llapi arrin në finale të Kupës, një hap larg ëndrrës evropiane

Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, barazoi 2:2 të mërkurën në Podujevë kundër Prishtinës,...

Andrea Agnelli i urryer i madh, pritet revolucion tek Juventusi

Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Agnelli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të...

Recent Comments