Besa e Pejës e ka shijuar fitoren e parë në Superligën e Kosovës në futboll.
Pejanët mundën sot Trepçën ’89, me rezultat 2-1, në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit tonë.
Skuadra e Besës pas startit të dobët, gjen fitoren e parë, duke arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në këtë kampionat.
Ardit Tahiri në minutën e 8’, zhbllokoj ndeshjen duke kaluar skuadrën nikoqire në epërsi prej 1-0.
Avantazhin në 2-0, e dyfishoi Da Silva nga penalltia në minutën e 34’, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë, “minatorët” ngushtuan rezultatin në 2-1 përmes Mujës në minutën e 65’, goditja e të cilit u devijua dhe topi shkoi në rrjetë.
Mitrovicasit deri në fund të kësaj sfidë, tentuan të gjejnë golin e barazimit, duke krijuar disa raste, sidomos Muja kishte raste të mirë në minutën e 82’ për të barazuar shifra, por goditja e tij shkoi mbi portë, kështu që Besa prek fitoren e parë në këtë edicion të garave në Superligë.