No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Arb Manaj konfirmon transferimin te klubi turk Ankara Keçiörengücü!

Arb Manaj konfirmon transferimin te klubi turk Ankara Keçiörengücü!

Arb Manaj brenda ditës pritet të zyrtarizohet si futbollist i skuadrës nga Ankara Keçiörengücü, raporton Gazetasheshi.com.

Futbollisti i Trepçës ’89 tashmë ndodhet në kryeqytetin turk dhe pritet të ‘firmos’ kontratë tre vjeçare me skuadrën që bën gara në Ligën e Parë të Turqisë.

Informacionin e ka konfirmuar vetë reprezentuesi i Kosovës U-21 në një prononcim për Gazetën “Sheshi”, teksa shprehet i lumtur për arritjen e marrëveshjes.

“Aktualisht jam në Ankara dhe kam ardhur për të firmosur kontratën me klubin Keçiörengücü. Jemi dakorduar me të gjitha kushtet dhe ndjehem i lumtur për arritjen e marrëveshjes”, deklaroi Manaj.

Manaj do të gjejë në skuadër edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë në këtë klub, të cilët u transferuan po në këtë afat kalimtar. Fjala është për mesfushorët Ilir Mustafa dhe Edon Hasani, ky i fundit u lëndua para pak ditësh.

Transferimi i Manajt në Turqi është i treti në këtë afat kalimtar për futbollistët e Kosovës pas Jetmir Topallit te Yeni Malatyaspor dhe Ilir Mustafës, pikërisht te Ankara Keçiörengücü.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments